“Hakmarrja për drejtësi”, shfuqizohet vendimi

Nov 7, 2011 | 19:13
Orik Shyti

TIRANE- Gjykata Kushtetuese bëri me dije sot shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë lidhur me çështjen e njohur “Hakmarrja për Drejtësi”. Kushtetuesja e ka cilësuar se me shkelje procesin ndaj të akuzuarve të kësaj dosje dhe me shkelje ligjore të cilat kanë cënuar në tërësi procesin.

Avokati i të pandehurve për dosjen “Hakmarrja për drejtësi” në seancën e parë të zhvilluar për këtë proces në Kushtetuese kishte pretenduar për shkelje të rënda procedurale.

Padia në Gjykatën Kushtetuese nga avokatët e Orik Shytit, të akuzuarit si anëtar i “Hakmarrjes për Drejtësi”, u dorëzua më 25 dhjetor 2010. Gjykatat shqiptare i kanë dënuar shtetasit Altin Arapi dhe Orik Shyti me burgim të përjetshëm, në kuadër të dosjes “Hakmarrja për drejtësi”, ndërkohë që për Gentian Cakën është vendosur 25 vjet burg, ndonëse prokuroria kishte kërkuar burg përjetë. Po kështu, janë dënuar me 24 vjet Leart Shyti dhe me 25 vjet burg Roland Shyti. Ata kanë pretenduar për shkelje procedurale në dosje dhe i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

© Panorama.al

Te lidhura