Hajduti “më i guximshëm” në Las Vegas

Jan 6, 2012 | 12:17
Majk Tajson

Është quajtur hajduti më guximtar, apo edhe më budalla. Mbrëmjen e ndërrimit të viteve, ai zgjodhi pikërisht dhomën e gabuar të hotelit për të vjedhur, sepse në fakt nuk arriti të vjedhë asgjë. Në suitën e hotel “Cosmopolitan” në Las Vegas po flinin Majk Tajson e familja e tij, që kishin prenotuar aty për të ndjekur një koncert të Stivi Uonderit. Tajson u zgjua nga gjumi pasi dëgjoi disa kërcitje të vogla dhe pa dritën e një elektriku dore. Hajduti ishte me fat, sepse arriti t’ia mbathte pa provuar grushtet e ish-kampionit të boksit, i cili së fundmi po luan edhe në filmat e Hollywood-it. Aparaturat e vendosura për sigurinë në këtë hotel, ku dhoma kushtonte 1500 dollarë në natë, nuk kishin dhënë asnjë sinjal për rrezikun që priste familjen Tajson… apo hajdutin.

© Panorama.al

Te lidhura