“Hajde këtu Edi Rama”, Berisha në Xhamllëk: Je burracak, se je rrenacak! A nuk premtove ti shëndetësi falas?! Shqiptarët paguajnë sot 3-fishin e italianëve

May 1, 2025 | 20:36

Kreu i PD-së Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në Xhamllëk të Tiranës, ku mbajti takimin e radhës elektoral me demokratët e njësive 1,3 dhe 14.

sali berisha xhamllek

Berisha ftoi sërish Ramën në debat, pasi kryeministri premtoi kur erdhi në pushtet shëndetësi falas, teksa sot paguajnë 3-fishin e italianëve.

Kryedemokrati shtoi se PD në pushtet do vendos listën e rimbursimit të ilaçeve të republikës italiane.

Berisha: 100 ditët e para çdo pensionistë do ketë pensionin minimal 200 euro. 200 euro do jetë minimumi jetik. Të gjithë pensionistët, të gjithë personat me rrogë të ulët, do kenë kartën e konsumatorit që do marrin mbrapsht taksën e konsumatorit. Sot problemet shëndetësore janë bërë probleme kryesore.

Hajde këtu Edi Rama, po ta mban. Je burracak se je rrenacak. Hajde këtu. A nuk premtove ti shëndetësi falas? A u rrahe gjoksin për shëndetësi falas? Sot shqiptarët paguajnë 3-fishin e italianëve, paguajnë 820 mln euro, 4 herë më shumë se për bukën. Kjo do të thotë se mbeten pa mjekim, se nuk i kanë këto para. Zotimi ynë solemn, 100 ditët e para Shqipëria vendos listën e rimbursimit të ilaçeve të Republikës italiane.

© Panorama.al

Te lidhura