H.Sezar i jep një pikë Interit, pret penalltinë

Mar 12, 2011 | 10:33

Portieri Hulio Sezar ka qenë heroi i ndeshjes së mbrëmjes së djeshme luajtur në “Rigamonti” mes Breshias dhe Interit. Pas golit të avantazhit zikaltër të shënuar që në pjesën e parë në minutën e 18-të nga Eto´o, vendasit u kundërpërgjigjën me Karraçiolo. Ky i fundit u ndihmua edhe nga mbrojtësi Kordova, për të shënuar në portën e Sezar, në minutën e 85-të të pjesës së dytë. Sikur të mos mjaftonte kjo gjë, katër minuta më vonë, Kordova rrëzon në zonë Eder dhe për arbitrin është penallti për Breshian dhe karton i kuq kundër mbrojtësit të Interit. Gjuan Karraçiolo dhe Sezar bën mrekullinë duke pritur topin dhe duke i dhënë një pikë Interit në një ndeshje, nga ku mund të kishte dalë edhe “thatë”.

© Panorama.al

Te lidhura