Ministri grek i financave, Evangelos Venizelos takoi Komisionerin Evropian për Ekonomi dhe Çështje Monetare, Oli Rehn, pas pajtimit të partive politike në Greqi për formimin e një qeverie të unitetit me qëllim nxjerrjen e vendit nga kriza e borxheve.
“Ministri ka pasur një takim pozitiv dhe diskutime produktive me komisionerin Oli Ren lidhur me zhvillimet e fundit politike”, thuhet në deklaratën e ministrisë greke.
Sipas saj temë e bisedimeve ishin procedurat për marrjen me kohë të këstit të gjashtë të huasë, fillimi i negociatave për planin e ri të shpëtimit…dhe përgatitjet e një skeme të re rreth përfshirjes së sektorit privat (PSI).
Venizelos do ta përfaqësojë Greqinë në takimin e sotëm të grupit evropian, ndërsa do ta takojë kreun e saj.
© Panorama.al











