Shumë prej tyre e nisën rrugëtimin nga toka. Ishin
gra të thjeshta, studente, grabitëse, kishte edhe ndonjë grua senatori…, por të gjitha kanë hyrë në histori si rebele. Dikush luftoi për barazi, një tjetër për demokraci, apo për shtet…
Kármán Tawakul, Jemen
Tawakul Kármán, një nënë 32-vjeçare e tre fëmijëve dhe kryetare e Grave Gazetare Pa Zinxhirë – një grup jemen që mbron të drejtat e njeriut dhe lirinë e shprehjes – ishte mbushur me energji të reja, teksa shihte popullin e Tunizisë dhe Egjiptit, duke luftuar për demokracinë në janar 2011. Por lufta e saj për të detyruar presidentin jemenas Abdullah Saleh Ali, (në fuqi që nga viti) 1978, të japë dorëheqjen, filloi shumë kohë para revolucionit në Tunizi. Kármán ka protestuar para Universitetit Sana’a, në kryeqytetin e vendit, çdo të martë që nga viti 2007. Ajo këmbëngul për ndryshime me mënyrë shumë paqësore. Megjithatë, ajo është arrestuar disa herë, duke përfshirë atë në fund të janarit, kur protestat shpërthyen në të gjithë Jemenin, ku 40% e 23 milionë qytetarëve jetojnë me 2 dollarë në ditë, apo dhe më pak. Saleh ka ofruar dorëheqjen e tij në mbarim të mandatit të tij në 2013, por më 4 mars, ai hodhi poshtë një plan tranzicioni për demokracinë. Por jemenasit, duke përfshirë Kármán, e duan ndryshimin tani. Në shkurt, Kármán tha për “TIME”, se “Qëllimi është të ndryshojmë regjimin me sloganin që mësuam nga revolucioni tunizian: “Njerëzit duan që regjimi të bjerë!”.
Aung San Suu Kyi, Burma
Pas 15 vitesh të gjata nën arrest shtëpie në Birmani, laureatja e çmimit Nobel për Paqen, Aung San Suu Kyi më në fund fitoi lirinë në nëntor 2010, edhe pse vendi i saj dhe kauza për të cilën luftoi u zhyt më thellë nën qeverisjen e juntës ushtarake represive. E njohur si “Zonja” nga miliona qytetarë burmezë, që e konsiderojnë atë më shumë si një perëndeshë se një rebele, Suu Kyi ka qenë udhëheqësja kryesore në përpjekjet për demokratizimin e vendeve të Azisë Juglindore, si dhe një avokate e guximshme për të drejtat e njeriut dhe revolucionin paqësor. E bija e një heroi të vrarë të pavarësisë, Suu Kyi me sa duket kreu rolin e saj si ikonë e Birmanisë. Pasi kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj jashtë shtetit, në Indi, SHBA, Japoni dhe Angli, ku dhe u martua dhe pati dy djem, Suu Kyi u kthye në vendin e saj në 1988, për t’u kujdesur për nënën e sëmurë. Në atë kohë nisën protestat massive për rrëzimin e një regjimi që e kishte zhytur vendin në krizë ekonomike. Suu Kyi themeloi Lidhjen Kombëtare për Demokraci në 1989, dhe partia siguroi një fitore vendimtare në zgjedhjet e 1990, e cila bënte Suu Kyi kryeministre. Junta refuzoi të dorëzojë pushtetin dhe miratoi një kushtetutë, që e ndalonte Suu Kyi që të bëhej ndnjëherë lidere e Birmanisë. Pavarësisht nga kjo pengesë, Zonja nuk hoqi asnjëherë dorë, deri sa e burgosën.
Corazon Aquino,Filipine
E vetëshpallur “shtëpiake e thjeshtë” Corazon Aquino udhëhoqi në 1986 Filipinet në revolucionin “pushteti i njerëzve”, duke përmbysur Ferdinand Marcos pas 20 viteve të sundimit. Udhëtimi i Aquinos nga gruaja e senatorit tek Presidente e Filipineve filloi me vrasjen e burrit të saj, Benigno Aquino Jr, në 1983, i cili ishte kthyer nga mërgimi në SHBA për të garuar përballë Marcos. Kur autokrati thirri zgjedhje të parakohshme, Corazon mori në dorë kauzën e bashkëshortit të saj. Edhe pse Marcos deklaroi fitoren elektorale, Aquino udhëhoqi një revolucion paqësor në të gjithë ishujt e varfër. Aquino u bë Presidente pas dorëheqjes së Marcos. Përkundër përpjekjeve për grusht shteti dhe akuzave për korrupsion, ajo mori hapa të rëndësishëm drejt demokracisë, duke përfshirë ratifikimin e një kushtetute që kufizon pushtetin e presidentit. Edhe pas largimit të saj në 1992, ajo vazhdoi luftën për mbrojtjen e demokracisë së kërcënuar. Edhe pas vdekjes në vitin 2009, Aquino mbetet një simbol i fuqisë së lëvizjeve paqësore popullore.
Devi Phoolan,Indi
Phoolan Devi, “Mbretëresha bandite”, mbahet mend edhe si kampione e Indisë së varfër dhe një nga banditet më famëkeqe të kombit modern. Pas një martese të pakuptimtë dhe disa eksperiencave seksuale, Devi filloi një radhë grabitjesh të dhunshme në të gjithë Indinë veriore dhe qendrore, duke synuar shtresat e larta. Në vitin 1981, ajo udhëhoqi bandën e saj të banditëve, duke masakruar më shumë se 20 burra të ngritur në një fshat, ku ishte vrarë ish-i dashuri i saj. Devi u dënua me 11 vjet burg. Brenda dy viteve të lirimit të saj, ajo u zgjodh në Parlament. Edhe pse disa thonë se ajo ka bërë pak për përmirësimin e gjendjes së shtresave të ulëta, gjatë dy mandateve të saj, opozita e saj në parlament e ka bërë Devin një simbol për të drejtat e të varfërve dhe të shtypurit.
Angela Davis,SHBA
Kur Angela Davis ishte 26 vjeç, ajo ishte një shkollare, një aktiviste politike dhe një nga më të kërkuarit nga FBI. Rrënjët e saj si një udhëheqëse gjatë trazirave politike të 1960, nisin që në fëmijërinë e saj në Birmingham, Ala. Pasi kaloi një vit në Sorbonne, Davis u kthye në Amerikë në të goditur nga ndarjet raciale. Nga fundi i viteve ‘60, ajo u bë anëtare në Komitetin Koordinues Studentor, Partinë Pantera e Zezë dhe Partinë Komuniste Amerikane. Aktivizmi i Davis vazhdoi dhe me mbështetjen e tre të burgosurve. Gjatë gjykimit të tyre, për vrasjen e një rojeje burgu, një rrëmbim i dështuar dhe një përpjekje për arratisje, përfundoi me vdekjen e gjykatësit federal, Harold J. Haley. Davis u akuzua për furnizim me armë. Ajo mundi të largohet, duke nxitur një fushatë kërkimi të zemëruar dhe duke e renditur atë në listën e më të kërkuarve. Ndërsa ajo ishte në arrati, nisi një lëvizje për mbrojtjen e lirisë së saj. Davis u kap në Nju Jork, por u lirua në vitin 1972. Pavarësisht nga agjitacioni i guvernatorit të atëhershëm të Kalifornisë, Ronald Reagan, ajo rifilloi karrierën e saj si mësuese, duke dhënë mësim në disa universitete. Është autore e disa librave, duke përfshirë “Gratë, Kultura dhe Politika”.
Golda Meir,Izrael
I famshmi David Ben-Gurion e përshkruar Golda Meir si “njeriun e vetëm” në kabinetin e tij. Edhe pse i njohur si Kryeministër i Izraelit gjatë Luftës së Yom Kippur në 1973, Meir la shenjën e saj në lëvizjen revolucionare Sioniste, gjatë periudhës para-shtetare. Pasi disa udhëheqës të rëndësishëm sionistë u arrestuan në vitin 1946 në Palestinë, Meir u bë negociatorja kryesore mes hebrenjve dhe mandatit britanik. Njëkohësisht, ajo qëndroi në kontakt të ngushtë me lëvizjet e rezistencës së armatosur hebreje. Kur arabët hodhën poshtë ndarjen e rekomanduar të Palestinës nga OKB në 1947, Meir u sigurua se marrëveshja e re hebreje nuk do të arrihet përmes një lufte të afërt. Gjatë një udhëtimi në janar të 1948-ës në SHBA, ajo mblodhi 50.000.000 dollarë nga komuniteti hebraik i diasporës. Ben-Gurion ka thënë se Meir do të mbahet mend si “gruaja që mori paratë për të bërë shtetin e mundur”. Atë pranverë, ajo ishte një nga 25 nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë të Izraelit.
© Panorama.al











