Grabitën një çift të huaj nën kërcënimin e armës, arrestohet 16-vjeçari, dy nën hetim! Në kërkim bashkëpunëtori tjetër

Jul 3, 2026 | 14:15

Një 16-vjeçar është arrestuar nga Policia në Shkodër për një grabitje të ndodhur tre javë më parë në aksin rrugor “Domen-Postribë”.

makine-policie

Sipas policisë, 16-vjeçari së bashku me tre të tjerë iu kanë vjedhur një çifti bashkëshortësh gjermanë 500 euro duke i kërcënuar me armë. 16-vjeçari është vënë në pranga, dy të tjerë të moshave 27 dhe 20 vjeç po hetohen në gjendje të lirë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 09.06.2026, gjatë natës, në aksin rrugor “Domen-Postribë”, 16-vjeçari, në bashkëpunim me 3 shtetasit e tjerë, iu ka marrë 500 euro, 2 shtetasve gjermanë (bashkëshortë), të cilët po qëndronin në automjetin e tyre. “, njoftoi policia.

Njoftimi i Policise:

Zbardhen rrethanat e vjedhjes së një shume parash, 2 shtetasve të huaj (bashkëshortë), me anë të kanosjes me armë zjarri, rreth 3 javë më parë, në fshatin Domen.

Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Në vijim të punës së pandërprerë hetimore për zbardhjen e vjedhjeve, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër finalizuan operacionin e koduar “Rest time”. Në kaudër të këtij operacioni, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Renda arrestuan një 16-vjeçar, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas, të moshave 27 dhe 20 vjeç, si dhe shapllën në kërkim 1 shtetas.

Nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 09.06.2026, gjatë natës, në aksin rrugor “Domen-Postribë”, 16-vjeçari, në bashkëpunim me 3 shtetasit e tjerë, iu ka marrë 500 euro, 2 shtetasve gjermanë (bashkëshortë), të cilët po qëndronin në automjetin e tyre.

Vijon puna për kapjen e shtetasit në kërkim dhe për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

© Panorama.al

Te lidhura