Duket më shumë si një skenë sesa një sallë gjyqi, me një kafaz të vendosur në të për të dyshuarit. Por të dy të rinjtë që janë ulur në atë kafaz, nga 25 vjeç, përballen me dënimin me vdekje nëse gjendjen fajtorë për vendosjen e dy eksplozivëve që vranë 15 njerëz në stacionin e metrosë në Minsk, Bjellorusi. Dimitri Konovalov dhe Vladislav Kovalyov, të cilët u arrestuan tri ditë pas shpërthimit të 11 prillit, janë lidhur edhe me dy shpërthime të tjera, përfshirë një në Ditën e Pavarësisë në 2008 dhe disa shpërthime në qytetin Vitebsk në vitin 2005. Salla ishte plot me zyrtarë policie, forca speciale dhe agjentë sigurimi. Dy të akuzuarit janë takuar në shkollë dhe janë ekspertë eksplozivash.











