Rrëzimi i Pacollit, opozita: Vendim i pritshëm

Mar 28, 2011 | 17:53

PRISHTINE- Opozita e ka quajtur te pritshem vendimin e Gjykates Kushtetuese per shpalljen antikushtetuese zgjedhjen e presidentit te Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli. Pas deklarates se dhene nga Kushtetuesja deputetet e opozites kane komentuar vendimin, duke pohuar se ata e kritikuan zgjedhjen që ditën e procesit të votimit në Kuvend.

Deputeti i të LDK-së, Arben Gashi derisa kujton me rend pikat në të cilat është fokusuar kërkesa e partisë së tij dërguar në kushtetuese vlerëson se ky vendim ka qenë i pritshëm ashtu sikur është kritikuar në ditën e procesit të votimit në Kuvend.

“Kërkesa e LDK-së ka qenë të interpretohet se a ka qenë e nevojshme të jenë prezentë dy të tretat për zgjedhjen e presidentit, kërkesa e dytë e LDK-së ka qenë nëse në dy rrethet e para nuk arrihet të zgjidhet presidenti, atëherë organizohet rrethi i tretë mes dy kandidatëve. Nuk kanë qenë dy kandidatë prezentë dhe Gjykata Kushtetuese edhe këtu ka gjetur se ka shkelje të Kushtetutës. Gjykata ka vendos që kërkesa e LDK-së ka qenë një kërkesë e bazuar dhe në bazën e kësaj ka vendos se zgjedhja e presidentit të Kosovës ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Edhe pse ende nuk e ka marrë vendimin e plotë të Gjykatës, Gashi vlerëson se presidenti i Kosovës nuk ka nevojë të jap dorëheqje, pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese është vendim i prerë, i cili nuk mund të kundërshtohet.

Ndërkaq deputeti i partisë së dytë opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka thekson faktin se kjo lëvizjeje ka pasur qëndrim të çartë në lidhje me zgjedhjen e Behgjet Pacollit për president, duke e kundërshtuar atë qysh në momentin e votimit.

“Si vlerësim është i pritshëm, pasi në ditën kur është zgjedh Pacolli president ka pas parregullsi. Ky ka qenë edhe vendimi i Lëvizjes Vetëvendosje. Parregullsitë në ditën kur është zgjedh Pacolli president, i kanë rrënjët shumë më herët, pra që nga dita e zgjedhjeve më 12 dhjetor, dhe këto janë vetëm pasojat me të cilat po merret sot Gjykata Kushtetuese”, ka thënë ai.

Aliu vlerëson se kriza institucionale në të cilën mund të hyjë vendi është më e vogël se sa kriza dhe mjerimi social në të cilën është populli i Kosovës.

“Pra kriza është te populli, i cili po e vuan, po e vuan vazhdimisht këtë krizë të mbrapshtë dhe duhet të ndryshojë rrënjësisht e cila është shumë më e rëndë së krizat institucionale. Mendoj se krizat institucionale është shumë më lehtë kalohen, kur mendohet për krizat jashtë”, është shprehur ai.

Kurse zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma ka thënë për Kosovapress nëpërmjet telefonit se ky subjekt politik e mirëpritur vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetues, ku konstatohet se me rastin e zgjedhjes së presidentit ka pasur shkelje të Kushtetutës.

“Duhet thënë se është një mendim logjik për një person të gabuar që ka qenë në vendin e gabuar dhe i zgjedhur me mënyrën e gabuar, pra janë tri gjëra të gabuara të cilat natyrisht kanë ardhur në konkluzion edhe janë vërtetuar me një vendim të sotëm të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës pas një padije që ka bërë LDK-ja dhe të cilën e kemi përkrahur edhe ne si AAK, ndërsa në këtë rast presidenti Pacolli duhet të japë menjëherë dorëheqje”, ka thënë Luma

Vendimi i Kushtetueses

Kushtetuesja ka vlerësuar si të pranueshme ankesën e partisë Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK) lidhur me mënyrën e zgjedhjes së presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, duke vlerësuar kështu se vendimi për zgjedhjen e tij ka qenë jo-kushtetues.

“Gjykata Kushtetuese, njëzëri, vendosi që të shpall Kërkesën të pranueshme dhe, me shumice votash, dhe me dy gjyqtar mospajtues, shpall se Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 04-V-04, lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, me datë 22 shkurt 2011, është jo kushtetues pasi që është në kundërshtim me kërkesat e nenit 86 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe parimet demokratike të mishëruara aty”, thuhet në një komunikatë për medie të lëshuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Vendimi i lëndës me numër KO 29/11 të ashtuquajtur “Sabri Hamiti dhe deputetë të tjerë”, do tu dërgohet palëve me shkrim në një afat sa më të shkurtër.

Por, në këtë komunikatë të Gjykatës Kushtetuese, cituar nga Express,  nuk saktësohet se a do të hyjë në procedurë të rivotimit edhe njëherë presidenti Pacolli apo duhet të zgjidhet një president i ri.

Ky vendim nuk ka të bëj me Qeverinë e Kosovës e cila me 22 shkurt është zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës dhe në anën tjetër kryeministri Hashim Thaçi nuk ka qenë i nominuar nga presidenti Behgjet Pacolli por nga u.d të presidentit, Jakup Krasniqi.

© Panorama.al

Te lidhura