Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferri, është shprehur Damian Gjiknuri u promovua nga Gazproom që u bë sekretar i Përgjithshëm i PS-së.

Komentet Xhaferri i bëri gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku tha se Gjiknuri shpalli fituese një kompani nafte të lidhur me Gazproom, ku bënin pjesë Duçka e Neza.
Ai shtoi se afera “McGonigal” është një skandal shumë i madh dhe kryeministri Rama është në hall shumë të madh.
“Rama para se të merrte fjalën, bëri një xhest, shkoi dhe u ul pranë Pandeli Majkos dhe kur mori fjalës do të përkëdhelte Gramoz Ruçin dhe Fatmir Xhafën. Ju drejtua fondamentit të PS-së sepse e di që kohë e vështirë e pret.
Gjithçka bazohet në aktakuzën e SHBA dhe nga shkrimi prestigjoz i Neës York Times. Të nderuar kolegë. Çfarë dimë deri më tani për këtë skandal shumëdimensional. Njëra është punë korrupsioni dhe tjetra është angazhim i Ramës për të rrënuar opozitën.
Aktakuza e prokurorëve federalë për McGonigal ka të bëjë me takime e punë që McGonigal ka bërë me Ramën dhe dy zyrtarët e tjerë, Nezën e Duçkën.
Rama thotë përmëndem 14 herë dhe i citoi 14 herët dhe sipas aktakuzës këto krijuan një konflikt interesi mes detyrës dhe punëve private. Rama kësaj nuk i fshihet dot dhe kjo tregon që kohë të vështira e presin. Në gusht të 2017 i pandehuri McGonigal u takua me Nezën dhe e pyeti nëse mund t’i siguronte paratë.
McGonigal duket se krahas disa pajisjeve Mcgonigal duket se është përpjekur që të ndikojë në kompani të naftës. Si evoloi çëshja e licencave të naftës.
Ti Taulant mos fishkëlle, se u rropate ta mboje të pambrojtshmen, po Gjiknuri që u emërua sekretar i Përgjithshëm, te Gazproomi e ka pasur Promovimin. Si evoloi çështja e licensave të naftës. Më 9 maj Gjiknuri shpalli fituese kompaninë Transoil Grup, ku ishin të përfshirë Duçka dhe Neza. Por ajo kompani kishte probleme. Ndërsa Gjiknuri ishte në SHBA është pyetur nga zëri i Amerikës për këtë tender të dhënë kësaj kompanie që ka lidhje me Gazproom. Më 2 shtator 2022 ai u emërua sekretar i përgjithshëm.
Ajo që dihet është që në 2 shtator të 2022 Gjiknuri emërohet Sekretar i Përgjithshëm. E Promovoi apo jo me Gazproom, ky është opinion.
Më 22 janar McGonigal mori informacion dhe Neza dhe ja përcolli FBI-së. Një agjent special i FBI-së përdoret nga kryeministri shqiptar përmes ish-agjentit të sigurimit të shtetit për të dëmtuar opozitën. Skenar i ngjashëm me skandalin e Ëattergate, ku u dorëhoq presidenti i SHBA-ve, Richard Nikson. Nuk kalon lehtë. Karma është grua e përdalë dhe Rama nuk ka parë gjë akoma, këtu do jemi, kohë të vështira e presin”, u shpreh Xhaferri.
© Panorama.al











