TIRANE- “Listat jane pergjegjesi e pushtetit vendor dhe per Tiranen pergjegjsia eshte e Rames”. Keshtu eshte shprehur kreu i Drejtorisë së Gjendjes Civile, Armand Teliti gjate nje konference per shtyp, ne reagim te kerkeses se PS-se per listat zgjedhore dhe akuzave te saj per manipulime me to, si tentative per manipulimin e procesit me 8 maj.
“Listat e zgjedhësve nuk prodhohen në nivel qendror, nuk përditësohen në nivel qendror dhe nuk pastrohen në nivel qendror. Ato bëhen në nivel vendor dhe në rastin e Tiranës, kryetari i bashkisë Edi Rama është përgjegjës për këtë cështje”, tha Teliti.
Ai deklaroi se Gjendja Civile eshte pergjigjur per cdo kerkese te mberritur nga partite qe jane te interesuar per listat zgjedhore.
“Cdo parti që ka paraqitur pretendime për të pasur listën nga Drejtoria e gjendjes civile e ka pasur atë në formë elektronike”, tha ai, duke i quajtur ne kete menyre te pabaza akuzat e opozites.
© Panorama.al











