Gjendet një trup i pajetë në Levan, 45-vjeçari shkoi të punonte tokën, por…

Jan 14, 2026 | 10:24

Trupi i një 45-vjeçari është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Levan të Fierit.

ambulanceee

Viktima mësohet se ishte duke punuar tokën kur ka ndodhur ngjarja dhe pista e parë e grupit hetimor është vdekje natyrale pas ndonjë ataku kardiak.

Burri është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë spitalin dhe policinë.

Ambulanca ka mbërritur në vendngjarje, por pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, 45-vjeçari nuk ka mundur të mbahet në jetë.

Burime policore thanë se nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Hetimet po vijojnë bashkë me Prokurorinë, për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes fatkeqe.

© Panorama.al

Te lidhura