Gjekmarkaj takon homologun grek Plakiotakis! Nënkryetari i Kuvendit: Gjatë vitit elektoral u arrestua i gjithë lidershipi i opozitës, ia lehtësoi kundërshtarit fitoren

Dec 9, 2025 | 15:46

Nënkryetari i Parlamentit dhe njëkohësisht i partisë Demokratike, deputeti Agron Gjekmarkaj, ka takuar gjatë një vizite zyrtare në Athinë të Greqisë homologun e tij Ioannis Plakiotakis, te cilin e ka njohur me situatën politike në Shqipëri dhe zhvillimet e fundit.

gjekmarkaj dhe plakaiotos

Teksa ka shprehur bindjen dhe dëshirën për forcim të mëtejshëm të miqësisë mes dy popujve fqinj, Gjekmarkaj ka theksuar standartin e vlerave evropiane, sipas BE dhe NATO.

Deputeti opozitar e ka njohur homologun e tij edhe me problematikat e zgjedhjeve të 11 majit dhe farsën elektorale të mazhorancës, duke përndjekur dhe burgosur liderët e opozitës shqiptare.

“Raporti evidenton qartë unifikimin e partisë në pushtet me shtetin, përdorimin e burimeve publike dhe mbi 4500 aktivitete elektorale të paraqitura si aktivitete të administratës publike, duke cenuar barazinë e garës. Gjithashtu, gjatë vitit elektoral u arrestua i gjithë lidershipi i opozitës, duke kulmuar me Sali Berishën ngjarje kjo që ja lehtësoi kundërshtarit fitoren e pamerituar!”, shprehet nënkryetari i Parlamentit.

Po ashtu, biseda u përqendrua edhe te diaspora shqiptare në vendin fqinj. Gjekmarkaj vuri në dukje rolin e emigrantëve shqiptarë në Greqi, si kontribues të rëndësishëm dhe si një lidhje tashmë e fuqishme natyrale e miqësie mes dy popujve.

“Shpreha bindjen se minoriteti grek në Shqipëri është një pasuri e çmuar dhe një mundësi e madhe për forcimin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit midis dy vendeve”, ka deklaruar deputeti i PD.

Deklarata e plotë e Agron Gjekmarkajt për vizitën në Greqi:

“Sot pata  nderin dhe kënaqësinë të pritesha në Athinë nga z. Ioannis Plakiotakis, Nënkryetari i Parë i Parlamentit Grek.

Në qytetin që lindi demokracia dhe emancipimi politik i botës, shpreha bindjen time se popujt shqiptar dhe grek, të vendosur pranë njëri-tjetrit nga historia, kanë potencial të madh për të forcuar miqësinë dhe bashkëpunimin mbi vlerat europiane dhe standardet e Bashkimit Europian dhe NATO-s.

Në cilësinë e Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë dhe përfaqësuesit të opozitës së qendrës së djathtë, informova z. Plakiotakis mbi zhvillimet e procesit zgjedhor të 11 majit dhe gjetjet e raportit të OSBE/ODIHR.

Raporti evidenton qartë unifikimin e partisë në pushtet me shtetin, përdorimin e burimeve publike dhe mbi 4500 aktivitete elektorale të paraqitura si aktivitete të administratës publike, duke cenuar barazinë e garës.

Gjithashtu, gjatë vitit elektoral u arrestua i gjithë lidershipi i opozitës, duke kulmuar me Sali Berishën ngjarje kjo që ja lehtësoi kundërshtarit fitoren e pamerituar!

Në këtë kontekst, shpreha qëndrimin se Shqipëria duhet të rikthehet te zgjedhjet e lira, të ndershme dhe të pakontestuara, jo vetëm si kusht për integrimin europian, por edhe si pjesë e ADN-së demokratike të vendit dhe si themel i harmonisë shoqërore.

Po ashtu, vura në dukje rolin e emigrantëve shqiptarë në Greqi si kontribues të rëndësishëm dhe si një lidhje tashmë e fuqishme natyrale e miqësie mes dy popujve.

Shpreha bindjen se minoriteti grek në Shqipëri është një pasuri e çmuar dhe një mundësi e madhe për forcimin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit midis dy vendeve.

Shpreha gjithashtu dëshirën për të intensifikuar marrëdhëniet institucionale, jo vetëm përmes Grupit të Miqësisë, por edhe përmes komisioneve parlamentare.

I përcolla z. Plakiotakis përshëndetjet e Kuvendit të Shqipërisë për Parlamentin e Greqisë, si edhe përshëndetjet e Kryetarit të PDSH-së, Sali Berisha, për Nea Dimokratia-n, aleate tradicionale e Partisë Demokratike, Kryeministrin Mitsotakis dhe Kryetarin e Parlamentit, z. Nikitas Kaklamanis”.

© Panorama.al

Te lidhura