Genti Gazheli largohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave

Jan 28, 2026 | 12:47

Genti Gazheli është larguar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, detyrë që e mbante prej 5 vitesh.

Gent-gazheli4444-770x389-1

Mësohet se vendimi për shkarkimin e tij u firmos sot në mbledhjen e qeverisë. Pas largimit nga Doganat, Genti Gazheli eshte emëruar zv.minister i Mjedisit.

Vendin e Gazhelit në këtë detyrë të rëndësishme e ka marre Besmir Beja, me herët ish sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë se Financave.

Ndërsa postin qe Beja mbante tek Financat e ka marre Gentian Kerri, ky i fundit u emërua sot Sekretar i Përgjithshëm i Ministries së Financave.

© Panorama.al

Te lidhura