TIRANE- Data 27 mars do të shënojë publikimin e kandidaturave te PS-se per zgjedhjet e pushtetit vendor, te 8 Majit. Vendimi eshte marre sot nga Asambleja Kombëtare e PS-së dhe eshte njoftuar ne mbyllje te mbledhjes nga deputeti socialist Blendi Klosi.
Gjate nje deklarate per mediat, Klosi ka theksuar se kandidati do te jete me integritet te larte moral dhe i afte per te luftuar korrupsionin.
Sipas tij, PS-ja nuk ka ndryshuar qendrimin e saj per zgjedhjet, te cilat duhet te zhvillohen ne kushte shume me te mira se aktualisht. Sa per aleancat e PS-se ne keto zgjedhje, sipas Klosit, do te jete Kryesia e PS-se ajo qe do te vendose e kjo do te njoftohet me vone.
Disa nga kriteret qe duhet te plotesojne kandidatet jane: Të plotësojnë kërkesat të përcaktuara në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë. Të ketë kontribut dhe angazhim politik dhe njohuri për programin e politikat e PSSH-së, në rang kombëtar dhe vendor; Të kenë arsim të lartë; Të tregojnë aftësi të spikatura profesionale dhe menaxhuese; Të gëzojnë reputacion dhe të kenë mbështetjen e zgjedhësve në komunitet; Të jenë aktivë dhe të angazhuar në ndjekje për zgjedhjet vendore dhe elektorale; Të kenë njohuri mbi organizimin dhe funksionimin e pushtetit. vendor, aftësi drejtuese, organizative të punës në ekip, të kenë. eksperiencë në drejtimin e burimeve njerëzore dhe materiale; Të kenë integritet moral dhe përkrahje civile.
Mbi bazën e këtyre kritereve, do të bëhet dhe seleksionimi i kandidatëve të shumtë që janë evidentuar javët e fundit për të qenë nën siglën e PS në 8 maj.
Ndërsa Partia Demokratike ka përcaktuar shumë nga kandidatët e saj dhe të aleatëve për komunat dhe bashkitë, opozita duket e vonuar në këtë përpjekje, për shkak të qëndrimeve të saj “për të mos bojkotuar zgjedhjet vendore por për të mos lejuar që ato të zhvillohen në kushtet aktuale politike”.
Kreu socialist, në takimet e fundit me socialistë dhe mbështetës të PS, ka këmbëngulur që zgjedhjet për pushtetin vendor të konsiderohen si zgjedhje politike dhe jo-administrative, duke kërkuar që pas fitores së PS në këto zgjedhje, të lindë natyrshëm kërkesa për zgjedhje të parakohshme. Një përballje mes dy partive PD-PS dhe jo mes kandidatëve respektivë në çdo komunë dhe bashki, pritet të ndezë fushatën elektorale për zgjedhjet e 8 majit.
© Panorama.al











