TIRANE- Vetem pak dite pas konfirmimit zyrtar si kandidati i PD-se, per bashkine e Tiranes, Lulzim Basha heq dore nga postet zyrtare. Ai i ka paraqitur dorëheqjen nga posti i Ministrit te Brendshem kryeministrit Berisha.
Paralelisht me kete, permes nje letre i ka komunikuar dhe kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli heqjen dorë të tij nga mandati i deputetit.
Pak dite me pare, ne ceremonine per nder te 22 marsit, Basha ka dekalruar se eshte krenar qe bashke me PD-ne eshte pjese e ndryshimit te madh, qe do te vijoje me qeverisjen demokratike.











