TIRANE- Ferdinand Xhaferaj ka dhene sot dorëheqjen nga posti i Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Doreheqja e Xhaferajt behet ne kuader te fushates elektorale per zgjedhjet e pushtetit vendorem, me 8 maj, ku ai eshte i zgjedhuri i PD-se per bashkine e Durresit. Kandidatura e tij, eshte bere publike qe ne fazen e pare te percaktimit te te zgjedhurve demokrate per pushtetin vendor. Ne kete gare elektorale, Xhaferaj do te kete perballe kreun aktual te bashkise se Durresit, Vangjush Dako, kandidatura e te cilit eshte percaktuar vetem pak dite me pare nga kryesia e PS-se.











