Arma e fundit e Gadafit: E bija, Aisha në front

Mar 30, 2011 | 15:46

LIBI- Kolonel Gadafi ka ‘lëshuar’ armen e tij te fundit kunder revolucionareve: vajzen e bukur bjonde, cilesuar si “Claudia Schiffer e Afrikës Veriore”. Aisha, 34 vjecare eshte fotografuar ne vijen e pare te fronit, kunder ‘rebeleve’, duke përshëndetur dhe inkurajuar ushtarët me flamurin libian në duar.

Ajo ka deklaruar zeplote se babai i saj është njeri dhe udhëheqës i madh.

Nderkohe qe “Daily Mail”, raporton sot se motivi kryesor i Aishes për t’iu bashkuar ushtrisë është hakmarrja për vëllanë e saj të vdekur, Kamisha.

Nje vdekje qe ende nuk eshte saktesuar, pasi besohet se ai mbeti i vrare nga një pilot kamikaz gjatë sulmeve ajrore mbi Libinë, ndërsa televizioni shtetëror e ka pergenjeshtruar, duke konfirmuar se ai eshte gjalle.

© Panorama.al

Te lidhura