Fushë-Krujë, rindizen furrat me goma

Mar 12, 2011 | 10:29

FUSHE KRUJE – Furra primitive të prodhimit të gëlqeres janë aktivizuar sërish në zonën e Krujës dhe të Fushë-Krujës. Pak muaj më parë, Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, në bashkëpunim me ndërtimorët, i shemben furrat, por tashmë ato kanë rinisur punë në mënyrë të jashtëligjshme dhe nuk ka pasur asnjë reagim. Lëndë e parë e këtyre furrave janë gurët gëlqerorë, që shkulen nga zona përreth, duke shpyllëzuar kodrat, si dhe gomat e përdorura të automjeteve. Sipas zv.kryetarit të Bashkisë së Fushë-Krujës, Dashamir Çela, furrat e gëlqeres vazhdimisht janë bërë problem për ndotjen e ambientit. “Nuk mjaftojnë vetëm aksionet sporadike një herë në vit, por çdo ditë. Ministria e Mjedisit duhet të ndërhyjë vazhdimisht për moslejimin e aktivitetit të këtyre furrave pasi dëmi që shkatojnë

© Panorama.al

Te lidhura