TIRANË- Tejkalimi i krizës politike përmes dialogut konstruktiv mes palëve dhe mbajtja e zgjedhjeve të 8 majit me standarde e sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, janë kusht për integrimin e vendit në BE. Ne te kundert nuk mund te kete vleresim pozitiv per statusin. Me këtë mesazh të qartë, komisioneri për zgjerim i BE, Stefan Fule i është drejtuar liderëve politikë në vend, në mbyllje të takimeve të sotme në Tiranë. Gjatë një konference për mediat, Fule ka vlerësuar gatishmërinë e përfaqësuesve politikë të të gjithë palëve, për përfshirjen në diskutimin e 12 kushteve të BE për integrimin e Shqipërisë dhe ka kërkuar që pas kësaj, palët të vendosin interesin kombëtar mbi atë politik.
“Ngërci politik duhet të zgjidhet, kjo është përgjegjësi e liderëve politikë, kjo është ajo që qytetarët presin. Kriza është pengesë serioze për përmbushjen e kritereve të Kopenhagenit dhe po pengon reformat në rrugën drejt BE”- tha Fule, duke shtuar se atmosfera në seminarin e fundit për integrimin është inkurajuese. Fule ka inkurajuar palët të përdorin këtë mundësi për të promovuar dialog politik mes palëve të ndryshme dhe të përmirësojnë funksionimin e parlamentit, në mënyrë që ta cojnë vendin në mënyrë të sigurtë e së bashku drejt BE.
Mesazhi i dytë i Fule kishte lidhje pikërisht me zgjedhjet, për të cilat ai ka inkurajuar palët politike që me konsensus të përgatisin zgjedhet, në mënyë që ato të jenë të lira, të drejta e tranpraente.
“Shqipëria nuk mund të humbasë këtë mundësi që të tregojë se realizon zgjedhje me standarde. Bashkëpunimi mes partive për implementinim e rekomnadimeve të ODIHR është celësi i suksesit dhe ofron mundësi për të cuar ngërcin politik drejt fundit. Duhen marrë hapa në një afat të shkurtër kohor për ngërcin, nëse nuk gjendet zgjidhje, KE nuk bën dot vlerësim për Shqipërinë në progres raportin dhe jo vetëm që nuk shkoni në BE së bashku me vendet e Ballkanit, por Shqipëria ngelet pas nga fqinjët”- tha prerë Fule.
© Panorama.al











