Fukushimë, tym i zi nga reaktori 3 i centralit

Mar 23, 2011 | 9:50

JAPONI- Nuk ka paqe ne Fukushime. Paraditen e sotme, mediat vendase raportojne se nga reaktori numer 3 i centralit ne Fukushime eshte pare te dale tym i zi.  Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (ANEB) është shprehur e shqetësuar për informacionet e pasakta të dhëna nga autoritetet japoneze. Vlerësimi i dëmeve të tërmetit dhe tsunamit të 11 marsit nga ana e qeverisë japoneze llogaritet nga 185 deri në 308 miliardë.  Po sot ka ardhur dhe lajmi se sistemet e ftohjes së reaktorëve do të vihen në funksion pas pak ditësh.

Shtohet bilanci i viktimave

Numri i konfirmuar i njerëzve, që e kanë humbur jetën dhe të atyre që konsiderohen të zhdukur, pas tërmetit dhe cunamit shkatërrues në Japoni, ka kaluar shifrën prej 24 mijë vetëve.

Agjencia Kombëtare e Policisë tha se është konfirmaur se nga tërmeti masiv dhe cunami, që e goditën Japoninë para 12 ditësh, numri i të vdekurve ka arritur në 9408 vetë, ndërsa të zhdukur zyrtarisht konsiderohen 14716 vetë, pra gjithsej 24 124 vetë.

Të plagosur janë 2746 njerëz. Nga ana tjetër, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Energji Bërthamore, tha se nga centrali atomik Fukushima, që ishte goditur nga tërmeti, ende po rrjedh rrezatimi.

© Panorama.al

Te lidhura