FRESSH, në protestë para ministrisë: Basha, ik!

Mar 4, 2011 | 13:19

TIRANË- Forumi Rinor Eurosocialist shqiptar (FRESSH) proteston për largimin e ministrit të Brendshëm Lulzim Basha. Me parrulla ‘Ik, vrases, ik’, te rinjte eurosocialiste qendruan prane ministrise se Brendshme per nje ore e gjysme, ndonese ishte njoftuar se protesta do te ishte deri ne mesnate.

Protesta nisi rreth orës 13.15 të mesditës(rreth nje ore pasi ishte parashikuar te niste) . Sipas organizuesve, Basha është përgjegjës për viktimat e 21 janarit, 4 protestuesve që mbetën të vrarë gjatë demonstratës së opozitës përpara kryeministrisë, e për këtë arsye ai duhet të largohet.

Elisa Spiropali, kryetarja e FRESSH deklaroi në një prononcim për mediat deklaroi se i është kërkuar leje policisë që protesta të vazhdojë deri në orën 24. 00, por deri tani nuk policia nuk ka garantuar. Spiropali theksoi se mes te rinjve protestues ka shume irritim per qeverine qe vret per te mbajtur pushtetin. “Keta te rinj ishin ne demonstraten e 21 janarit, ku u vrane 4 te pafajshem. Secili mund te ishte ne vendin e tyre, nderkohe qe ministri pergjegjes eshte ende ne qeveri”- tha ajo.

Në fakt, për një protestë të tillë, njoftoi vetë kreu i qeverisë, Sali Berisha, ndonëse me tone ironike gjatë mbledhjes së qeverisë, ku i bëri me dije Bashës se opozita ka bërë gati cadrat e do të ngujohen në grevë duke kërkuar dorëheqjen e tij.

© Panorama.al

Te lidhura