Franca mëshiron Luksemburgun, i bën vetëm 2 gola

Mar 26, 2011 | 11:28

Një gol për çdo pjesë loje i dhanë mbrëmë Francës së Lorent Blank fitoren e radhës në grupin D ndaj kundërshtarëve më modestë të këtij grupi, Luksemburgut. Në fillim ishte mbrojtësi i Romës, Filip Mekses, që shënoi për “gjelat” dhe më pas Johan Gurkuf vulosi fitoren, që duhet thënë se ishte disi në dyshim deri në gjysmën e dytë të pjesës së dytë, kur u shënua goli nga ana e fantazistit të Lionit. Nga ana tjetër, luksemburgasit tentuan që të bëjnë mrekullinë duke iu afruar disa herë portës së mbrojtur nga Hugo Loris, por pa mundur që të shënojnë.
Ndeshja – Parashikohej si një miqësore përballja e djeshme për francezët, por ashtu siç tha në konferencën për shtyp trajneri Blank, që nuk do të eksperimentonte, dhe ashtu ndodhi. Ai hodhi nga minuta e parë skuadrën më të mirë të mundshme me Sanja, Rami, Mekses, Evra në mbrojtje, M´Vila, Gurkuf, e Nasri në mesfushë dhe Riberi, Malouda e Benzema në linjën e sulmit. Binte në sy rikthimi në skuadër dhe menjëherë si titull të dyshes Evra-Riberi, të përjashtuar nga kombëtarja, pas incidenteve me ish-trajnerin Rajmond Domenek në Botërorin afrikan të vitit të kaluar. Që të dy u ambientuan menjëherë me lojën e ekipit, aq sa ishte asist i Evrasë në rastin e golit të dytë të Gurkufit.
Franca – Trajneri Blank e kishte marrë aq seriozisht ndeshjen ndaj modestëve të Luksemburgut, sa jo vetëm luajti me ekipin më të mirë, por nuk bëri çuditërisht asnjë zëvendësim, duke i besuar 11-shes titullare deri në fund të takimit. Me këtë fitore skuadra franceze vazhdon të kryesojë bindshëm grupin D, ku bën pjesë edhe Shqipëria me 12 pikë në pesë takime të luajtura. Pas saj vjen Bjellorusia, e cila ka grumbulluar tetë pikë në katër takime dhe do të pretendojë të marrë edhe të paktën një barazim sonte ndaj kuqezinjve. Këta të fundit renditen në vendin e tretë me pesë pikë, duke lënë pas Bosnjën me katër pikë dhe Rumaninë me dy pikë, por këtë dy skuadra kanë nga një ndeshje më pak. Mbyll klasifikimin Luksemburgu me vetëm një një pikë, të marrë në barazimin pa gola pikërisht ndaj bjellorusëve.

Luksemburg    0
Francë        2

Shënues: Mekses 28’, Gurkuf 72’

Luksemburgu: Joubert, Shnel, Blaiz, Hofman, Mutsh, Pajal, Gerson (Da Mota 71’), Betmer, Laterza (Martino 54’), Levek (Plein 90’), Joakim.

Trajner: Luk Holtz

Franca: Loris, Sanja, Rami, Mekses, Evra, M´Vila, Gurkuf, Riberi, Nasri, Malouda, Benzema.

Trajner: Lorent Blank

Ndeshjet e Grupit D

Rumani-Shqipëri         1-1
Shqipëri-Luksemburg    1-0
Shqipëri-Bosnjë        1-1
Bjellorusi-Shqipëri    2-0

Mbrëmë
Luksemburg-Francë    0-2

Sot
Bosnjë-Rumani
Shqipëri-Bjellorusi

29/03/2011
Rumani-Luksemburg

Renditja

Ekipi    ND    F    B    H    P
Franca    5    4    0    1    12
Bjellorusi    4    2    2    0    8
Shqipëria    4    1    2    1    5
Bosnja    3    1    1    1    4
Rumania    3    0    2    1    2
Luksemburg    5    0    1    4    1

 

LEONARD KARAJ

© Panorama.al

Te lidhura