Vetëm pak kohë më parë folëm për një histori të re dashurie që Livia ka nisur. Dhe ja ku na mbërrijnë këto foto, ku ish-banorja e “Big Brother” shfaqet në premierën e filmit “ADN” në shoqërinë e një mashkulli.

Përgjatë gjithë kohës, ajo ka qëndruar me djalin në fjalë, ndonëse nuk ka pasur shenja afërsie me të. Nuk e dimë nëse mashkulli krah saj është partneri i ri, por ajo që dimë me siguri është fakti se tashmë Livia e ka një lidhje të re.

Pas gati 2 vitesh deklaratash, akuzash dhe zhvillimesh, merr fund drama mes Mevlanit dhe Livias. Ndonëse shumë e rezervuar në rrjetet sociale, duket se tashmë statusi i saj ka ndryshuar, duke mbyllur njëherë e mirë kapitullin me ish-të dashurin e saj.

Partneri i ri i saj nuk është një djalë i njohur, e ndoshta kjo është edhe arsyeja, pse Livia ka preferuar që të lërë gjithçka sa më diskrete, duke mos e reklamuar partnerin në rrjetet sociale. Ndoshta në rrjetet sociale jo, por paparaci ynë mund ta ketë gjetur.

© Panorama.al











