FOTOT/ Aksident në “Lungomare” të Vlorës, i moshuari në timon përplas te vizat e bardha dy gratë këmbësore, njëra përfundon në spital

Oct 28, 2025 | 18:22

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e “Lungomare” në Vlorë.

aksident lungomare

Një i moshuar, 72 vjeç, i cili ishte në drejtimin e një “Fiat Punto”, ka goditur dy gra këmbësore që po kalonin vizat e bardha.

Për pasojë një prej tyre ka përfunduar me lëndime serioze.

aksidenti vlore lungomare policia 1

Në vendin e aksidentit ka mbërritur një ambulancë, e cila ka dhënë ndihmën e parë, por ka shoqëruar për në spital vetëm një prej tyre.

aksident vlore lungomare policia

Ndërkohë i moshuari ka ndaluar menjëherë dhe është marrë në pyetje nga policia.

aksidenti vlore lungomare

Hetimet janë ende aktive për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e aksidentit.

aksidenti lungomare vloreee

makina vlore lungomare

© Panorama.al

Te lidhura