FOTOLAJM/ Vizitoi sot Ukrainën, sekretari amerikan Blinken nxirret për darkë nga ministri Kuleba në Kiev

Sep 6, 2023 | 22:28
SHPËRNDAJE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka darkuar në një McDonald’s ndërsa ishte sot në një vizitë në Kiev.

lcimg-65daf1ad-6f0a-4421-9537-279f911ed856

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cilat kanë ndarë edhe pamjet nga darka e sekretarit Blinken.

Ka qenë ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, i cili e ka shoqëruar Blinken në dakrën e tij në qytet.

Duke ngrënë me homologun e tij ukrainas, Blinken tha: “Miqtë tanë në McDonald’s ishin shumë të etur për t’u kthyer në Ukrainë, për t’u kthyer në Kiev”.

Kujtojmë se gjatë fjalës së tij në takimin zyrtar në Kiev, Blinken tha se kundërofensiva ukrainase ishte mbreslënëse dhe dha një shtysë më të fortë për lirinë e vendit nga pushtuesit rusë.

lcimg-f0504093-3e7d-432d-9731-76fbc6cc771e lcimg-65daf1ad-6f0a-4421-9537-279f911ed856 lcimg-616bf13b-d941-4e96-8639-34054a9dbe84 lcimg-4253c7d5-975a-466e-994e-add34005416b lcimg-0e85d9e2-9ffd-4072-addd-2b82de89185d

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura