Vetëm 1-muaj më parë (12 tetor) oborri mbretëror bëri të ditur me anë të një njoftimi zyrtar, fejesën mes Princit Lekë dhe Blerta Celibashit.
Në njoftim shkruhej se ceremonia u mbajt në Ksamil më 11 tetor 2025, në jug të Shqipërisë, mes familjarëve dhe miqve më të afërt të çiftit.
Ndonëse asaj kohe festa u mbajt private me pak momente të publikuara, së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një videoklip i Blertës dhe Princit me më shumë pamje nga ceremonia luksoze e çiftit mbretëror
Kujtojmë se fejesa e Princ Lekës me fotografen e familjes mbretërorë, Blerta Celibashi, erdhi pas divorcit të tij të bujshëm me aktoren Elia Zaharia.
Sipas Lekës, ndarja e tij nga Elia erdhi në disa faza. Sipas tij, fillimisht ka qenë faza emocionale, distancimi dhe më pas divorci. Siç tregon ai, ata jetonin në të njëjtën shtëpi, por të distancuar, madje edhe fotot familjare që publikonin, ishin falso.
© Panorama.al



























