Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati ka mbetur i lënduar gjatë protestës. Mësohet se ai është transportuar në spital, me dëmtime për shkak përdorimit të gazit lotsjellës.
Siç shihet edhe në këto foto Nallbatit i është hedhur gaz lotsjellës nga policia.
Sipas raportimeve dhe pamjeve që nga vendngjarja, deputeti është shtyrë dhe goditur me shkop gome, ndërsa më pas i është hedhur gaz lotsjellës në fytyrë.
“Dhuna e ushtruar sot ndaj protestuesve, ndaj gazetarëve dhe ndaj një deputeti të Kuvendit, kolegut Nallbati, është përtej çdo kufiri të lejuar në një shoqëri demokratike”, shkruan Jorida Tabaku.
© Panorama.al















