FOTOLAJM/ Aksident në Gramsh, furgoni përplaset me një kamionçinë! Drejtuesi i njërit prej mjeteve përfundon në spital! Pamje nga vendngjarja

Feb 7, 2025 | 15:22

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin e rrugës kombëtare Gramsh-Cërrik, rreth orës 14:50, ku është përplasur një furgon me një kamionçinë.

aksident ne elbasan perpasje

Burime nga vendngjarja bënë me dije se aksidenti ka ndodhur në fshatin Qerret të Gramshit.

aksident elbasan (3)

Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të qarkullimit të automjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara.

Policia bën me dije se mjeti me drejtues shtetasin me iniciale A. T., 37 vjeç, është përplasur me furgonin me drejtues shtetasin me iniciale F. A., 66 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 37-vjeçari dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.aksident elbasan (1)

Si pasojë e përplasjes mes tyre, automjetetet janë shkatërruar pjesërisht në pjesën ballore.

aksident elb

Gramsh/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Gramsh-Cërrik”, automjeti me drejtues shtetasin A. T., 37 vjeç, është përplasur me furgonin me drejtues shtetasin F. A., 66 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi A. T., dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Me shtetasin F. A., po kryhen veprimet e metejshme procedurale

Grupit Hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

© Panorama.al

Te lidhura