Zbulohen pamjet e arrestimit nga operacioni ndaj Granit Pepnikës, i njohur si kreu i një rrjeti call-center.
Pepnika u pikas dhe u arrestua në një resort nga drejtoria vendore dhe forcat operacionale të Vlorës, pasi fshihej në një resort në Dhërmi.
Ai ishte në kërkim për mashtrime me Call Center-at, pasi grupi i tij zhvati 50 mln euro nga evropianët, në aksionin e kryer në prill të këtij viti, ku u kryen arrestime dhe sekuestrime të tjera.
Godina nga ku Pepnika ushtronte aktivitetin e paligjshëm ndodhej 100 metra larg qendrës së Tiranës, në hyrje të Rrugës së Kavajës.
Në bazë të hetimeve, mësohet se call center-at e Granit Pepnikës u kanë zhvatur qytetarëve europianë 50 mln euro.
Gjatë operacionit, hetimorët sekuestruan në zyrë kompjuterin e Pepnikës, me origjinë nga Tropoja.
© Panorama.al

















