Prej tre ditësh, në hyrje të Liqenit të Banjës në Gramsh po vijojnë punimet për pastrimin e gurëve që kanë rënë në rrugë, si pasojë e rrëshqitjeve nga faqja e malit.
Ekipet vijojnë ende punën në terren për të larguar masivet e gurëve dhe për të garantuar qarkullimin e sigurt të mjeteve dhe vizitorëve që frekuentojnë këtë zonë turistike.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë segment rrugor, por ekziston ende rreziku i rënies së gurëve, ndërsa puna për normalizimin e plotë të situatës vijon.
© Panorama.al















