Foto nga paparaci/ Flamur Noka xhentil me kolegen socialiste, i jep një përshëndetje në distancë

Mar 2, 2025 | 11:27

Nëse flasim për diskursin e tij politikë, absolutisht që Flamur Noka është ndër deputetët më të ashpër me qeverinë dhe mazhorancën.

Screenshot_4

Përfshirja e tij në aksionet opozitare dhe jo vetëm është padyshim ndër më aktivet në radhët e bluve. Nga ana tjetër, edhe në pjesën e jashtme të Parlamentit, të rralla kanë qenë rastet kur e kemi parë të qëndrojë me deputetët e Partisë Socialiste. Madje kemi pasur plot raste, që Noka i ka kaluar fare pranë dhe ka zgjedhur që as mos t’i përshëndesë kolegët e tij kundërshtarë.

noka

Por kur vjen puna për zonjat e politikës, duket se Noka është disi më xhentil, e ndonëse nuk ka ndonjë raport miqësor, përshëndetjen nuk ia kursen. E tillë është edhe kjo foto, e shkrepur në shkallët e Parlamentit, ku Noka përshëndetet me kolegen e tij Dhurata, Çupi, e pak metra më tej qëndron edhe Gjylameti. Ndonëse me këtë të fundit nuk ka preferuar të takohet, një përshëndetje nga larg ia ka dhënë, duke treguar kështu edhe anën e tij xhentile.

Screenshot_1 Screenshot_2 Screenshot_3 Screenshot_4 Screenshot_5

© Panorama.al

Te lidhura