FOTO/ Dafina Zeqiri surpizohet nga bashkëshorti, i dhuron makinë “Rolls Royce” me vlerë rreth gjysmë milioni euro

Nov 14, 2025 | 16:39

Këngëtarja Dafina Zeqiri, ka zbuluar dhuratën e fundit që ka marrë nga bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji.

dafina zeqiri (3)

Ai i ka bërë dhuratë artistes një makinë luksoze “Rolls Royce”, me vlerë që arrin deri në gjysmë milioni euro, një prej markave më prestigjioze dhe më të shtrenjta në botë.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Dafina përmes një postimi në Instagram, ku ajo publikoi pamjet e makinës së re, ku e shoqëronte dhe i biri, i cili është disa muajsh.

Dafina Zeqiri (2)

 “Ai erdhi me makinën e tij… dhe u sigurua që unë kurrë të mos udhëtoj me diçka tjetër”, ka shkuar ajo, krahas fotove, ku vihet re se dhe partneri i saj ka një makinë të të njëjtit model.

Dafina Zeqiri (4)

Reagimet nuk kanë munguar, fansat kanë mbushur rrjetet sociale me komente urimi dhe habie, ndërsa dhurata e Kreshnikut konsiderohet ndër më luksozet e bëra publike nga çiftet shqiptare të showbizit.

Dafina Zeqiri (3) dafina-zeqiri-3-1 dafina-zeqiri-2-1 dafina zeqiri (6) dafina zeqiri (5) dafina zeqiri (3) dafina zeqiri (9)

© Panorama.al

Te lidhura