Forcat e Geddafi-t i afrohen kryeqytetit të rebelëve

Mar 14, 2011 | 11:57

Rebelët libianë, të dielën u tërhoqën nga një tjetër qytet në lindje, pas bombardimeve të rënda të forcave të Muammar Geddafi-t, duke u dhënë mundësinë atyre të afrohen në kryeqytetin e opozitës, Benghazi-n. Nëse forcat e Geddafi-t arrijnë të hyjnë në këtë qytet, atëherë fitorja e tij është e sigurt. Situata ndryshon vetëm në rast të një ndërhyrjeje nga jashtë. “Forcat tona kanë detyruar terroristët të largohen. Kemi çliruar Zawiyah, Uqayla, Ras Lanuf dhe Bregan dhe ushtria po përparon të çlirojë qytetet e tjera”, tha një kolonel i ushtrisë së Geddafi-t. Franca, e vetmja që ka njohur qeverinë e rebelëve, bëri thirrje për miratimin e shpejtë të zonës së ndalim-fluturimit. Ndërkohë, edhe Liga Arabe ka bërë thirrje për vendosjen e zonës së ndalim-fluturimit mbi Libi, një thirrje që është mbështetur fort nga SHBA dhe Gjermania.

© Panorama.al

Te lidhura