Forcat amerikan trajnojnë ushtrinë shqiptare për përdorimin e teknologjisë kundër sistemeve fluturuese pa pilotë, ambasda e SHBA-ve: Dronët nuk janë problem për Aleatët e NATO-s

Dec 9, 2025 | 14:55

Kontraktorët e kompanive amerikane në fushën e mbrojtjes trajnuan javën e kaluar ushtrinë shqiptare për të përdorur teknologjinë kundër sistemeve fluturuese pa pilotë.

Forcat amerikan trajnojnë ushtrinë shqiptare për përdorimin e teknologjisë kundër dronëve

Përmes një postimi në rrjete sociale, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë njopfton se ky program është pjesë e Partneritetit Shtetëror të Shqipërisë me Gardën Kombëtare të Nju-Xhersit (New Jersey).

Ambasada e SHBA-së në Tiranë thekson se këto armë të avancuara amerikane për dronë forcojnë kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë dhe mbështesin misionin e NATO-s për të ruajtur sigurinë kolektive.

Postimi i plotë

Dronët nuk janë problem për Aleatët e NATO-s! Javën e kaluar, kontraktorët e kompanive amerikane në fushën e mbrojtjes trajnuan ushtrinë shqiptare për të përdorur teknologjinë kundër sistemeve fluturuese pa pilotë, e ofruar përmes Programit të Partneritetit Shtetëror të Shqipërisë me Gardën Kombëtare të New Jersey. Këto armë të avancuara amerikane për dronë forcojnë kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë dhe mbështesin misionin e NATO-s për të ruajtur sigurinë kolektive.

© Panorama.al

Te lidhura