Foltorja para Kryeministrisë, Balla: Përveç krushqve, PD ka detyrim të japë sqarim për italianët që gjuajtën me molotovë më 8 maj

May 11, 2026 | 20:54

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka ironizuar foltoren e sotme të demokratëve para kryeministrisë.

balla foto foltorja

Me një foto të hedhur në rrjetet sociale, ku duken demokratët e pakët në foltore Balla shkruan se PD ka detyrimin që të japë dhe sqarimin mbi arrestimin e 3 shtetasve italianë që u përfshinë në protestën e 8 majit në bulevard të cilët goditën edhe me shishe molotovë në drejtim të policisë.

ballastatus fb

© Panorama.al

Te lidhura