FMN ul parashikimet, “rrezik nga eurozona”

Jan 25, 2012 | 12:20

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur parashikimin për rritjen globale dhe ka paralajmëruar liderët botërorë edhe një herë se kriza e eurozonës rrezikon të gjithë ekonominë botërore. “Epiqendra e rrezikut është Europa, por edhe pjesa tjetër e botës është shumë e ndikuar”, tha Olivier Blanchard, kreu i ekonomistëve të Fondit, në një konferencë për shtyp në Uashington. Fondi e uli parashikimin për rritjen globale nga 4 në 3.3 për qind për këtë vit dhe, për vitin e ardhshëm, nga 4.5 në 3.9 për qind. Të hënën, kryemenaxhuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristine Legarde, ka paralajmëruar për rrezikun e kthimit të “Depresionit të Madh” në ekonominë botërore, nëse Europa nuk zgjidh problemet e saj fiskale. Ajo kërkoi nga Gjermania që të kontribuojë me më shumë para për të evituar shkatërrimin financiar.

© Panorama.al

Te lidhura