Floriana Garo dhe Dash Sula takohen me shqiptarët e Bergamos në Itali: Ndryshimi ka nisur, e keqja i ka ditët e numëruara!

Feb 23, 2025 | 14:31

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, dhe deputeti demokrat, Dashnor Sula, kanë zhvilluar një takim me shqiptarët e Italisë në Bergamo.

Screenshot_45

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, teksa falënderon të gjithë shqiptarët që morën pjesë në takim, thotë se “ndryshimi ka nisur dhe se e keqja i ka ditët e numëruara”.

“Faleminderit, faleminderit, faleminderit për mikpritjen vëllazërore dhe shpresëdhënëse bashkatdhetarëve në Bergamo. Bashkë me Floriana Garon patëm një takim të mrekullueshëm me vëllezërit dhe motrat, të rinjve dhe të rejave tona që jetojnë në Bergamo dhe zonat përreth. U surprizova për mirë për kthjelltësinë e tyre në nevojën për ti dhënë fund keqqeverisjes së këtyre 12 viteve. Ndryshimi ka nisur e keqja i ka ditët e numëruara”, shkruan deputeti Dashnor Sula në rrjetin e tij social Facebook.

© Panorama.al

Te lidhura