Kanë zgjedhur pikërisht këngën “Dhe zemra ndal”, baladën e Elvanës të prezantuar tek “Kënga Magjike” dy vite më parë, për ta remiksuar dhe risjellë në një tjetër version, që është pëlqyer shumë nga fansat. Ky është një tjetër produkt i Flori Mumajesit, i përpunuar si një këngë ritmike, të cilën e këndon edhe vetë ai. “Unë do të jem me ty kudo që ti je, me numrin tim të fatit 58, bëj sikur nuk e ke, sikur ti nuk e sheh, e din ti e din shumë mirë përse”, janë këto disa vargje që i këndon Flori në këngën e re të remiksuar. Ky do të jetë një tjetër sukses për këta dy këngëtarë të cilët janë shumë të lidhur mes njëri- tjetrit nga ana profesionale, dhe që fansat e tyre e kanë pëlqyer jashtëzakonisht shumë këtë gërshetim të këngëve. E meqë po flasim për sukseset, Elvana këtë radhë do të paraqitet tek festivali “Top Fest 8”, kurse Flori edhe këtë vit nuk ua lë radhën kolegëve të tij tek ndarjet e çmimeve në “Balkanika Music Awards” duke konkurruar me këngën “Making of” në duet me Fugën.











