Flamur Noka nga Napoli, thirrje diasporës: Votoni nr.1, ne mund t’i japim Shqipërisë një fitore spektakolare

Mar 23, 2025 | 16:49

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, nga Napoli u ka bërë thirrje shqiptarëve atje, të votojnë për koalicionin PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

noka

Noka tha se fitorja e PD-së do të vijë vetëm si “efekt i një konsensusi të madh kombëtar”.

“Të ngrihemi të gjithë. Und të vini të votoni në Shqipëri. Ata që janë regjistruar mund të votoni me postë.

Votoni për ndryshimin, për Aleancën për Shqipërinë Madhështore.

Duke votuar shqiptarët mund të rrëzojmë këtë regjim. Mund t’i japim Shqipërisë fitore spektakolare. Dhe kjo fitore do të vijë vetëm si efekt i një konsensusi të madh kombëtar, do të vijë nga vota juaj.

Çdo njeri prej jush të votojë nr1. 11 maji do të jetë dita e fundit e korrupsionit në Shqipëri”, tha Noka.

© Panorama.al

Te lidhura