“Fitues i zgjedhjeve më 9 shkurt në Kosovë do të jetë Albin Kurti, por…”- Parashikimi i Lorenc Vangjelit: Ja arsyeja pse do ta ketë të vështirë të zgjedhë kryeministrin

Feb 7, 2025 | 21:35

Analisti Lorenc Vangjeli thotë se në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë fitues do të jetë Albin Kurti, që do ta nxjerrë të parë partinë e tij. Por sipas Vangjelit, e vështirë do të jetë zgjedhja e kryeministrit, pasi Kurti ka përballë frontin opozitar, që edhe pse nuk janë bashkë, të gjithë janë kundër Kurtit.

lorenc vangjeli

“Ka ethe popullore që duket sikur përmbyset bota. Shikojmë që këto zgjedhjet qoftë në Tiranë qoftë në Prishtina kanë një rëndësi gati gati minore. Bota po ndryshon dhe askush nuk mund të vërë bast dhe të parashikojë çfarë do ndodhë nesër. Çfarë e kemi marrë të mirëqenë sot, për shkak të zgjedhjes së Trump nuk mund të jetë nesër.

Ka një mungesë ekuilibri në të dyja krahët. Në Tiranë është aksion, nëse do të faktorizohesh duhet të njihesh, në Prishtinë kjo gjë nuk ekziston. Janë shumë më të vëtë-plotësuar me njëri tjetrin pa pasur nevojë për tu faktorizuar me ndihmën e Tiranës.

Nga ana tjetër parashikimet për atë çfarë ndodh në Kosovë janë një fitues dhe një humbës që përmblidhen nën xhaketën e një personi.

Fitues do jetë Albin Kurti që do ta nxjerrë partinë e tij të parë në garë, por do të këtë probleme për të nxjerrë kryeministrin sepse është i vetëm përballë një fronti opozitar”, tha Vangjeli ne emisionin “Log” ne News24.

 

© Panorama.al

Te lidhura