Fiton dhe Milan, Porto “ngrin” në Peterburg

Sep 29, 2011 | 10:12
Nga ndeshja Milan-Viktoria Plzen 2-0

Milani, Barcelona, por edhe Çelsi, Marseja dhe Arsenali kanë fituar ndeshjet e radhës ndaj kundërshtarëve të tyre në Ligën e Kampioneve. Humbet ndërkohë Porto, ndaj Zenit St.Peterburg në Rusi. I ka mjaftuar rikthimi i Zlatan Ibrahimoviçit Milanit të Masimiliano Alegrit për të kthyer sadopak qetësi në sulmin e kuqezinjve. Suedezi ka shënuar golin e parë në ndeshjen e djeshme ndaj çekëve të Viktoria Plzen me penallti. Në një formë të shkëlqyer ka qenë edhe Antonio Kasano, i cili ka zhvilluar një nga ndeshjet e tij më të mira të këtij fillimsezoni. Me këtë fitore, Milani mbetet në krye me pikë të barabarta me Barcelonën, por me golaverazh më të dobët. Kjo pasi Barça shënoi pesë gola në sfidën e djeshme në Bjellorusi ndaj Bate Borisovit. Nuk mungoi në takim e me golin në këtë takim Lionel Mesi, i cili realizoi dopietën e radhës në Champions. Tre golat e tjerë për spanjollët u shënuan: një me autogol të Volodko, një nga Pedro Rodriguez dhe një tjetër nga David Vila. Surprizë në Ukrainë, ku Apoeli i Nikosias ndali gjigantët e Shaktar Donetsk. Madje, qipriotët shënuan të parët, por nuk arritën që të ruanin avantazhin. Barazim edhe për Çelsin në Valencia. Goli i Lampardit nuk mjaftoi që blutë e Londrës të dilnin me tri pikë nga “Mestaja”, pasi tri minuta nga fundi, Soldado barazoi me penallti. Ndërkaq, në po këtë grup, Bajer Leverkusen mundi pa shumë problem belgët e Genk, falë golave të Bender në pjesën e parë dhe të Balak në fund të takimit. Ndërkaq, tjetër humbje për grekët e Olimpiakos, të cilët nuk arritën të ndalin “topçinjtë” e Arsen Venger në Londër. Çamberlen dhe Andre Santos zhvlerësuan golin e vetëm të grekëve të shënuar nga Torrijos. Fitore e shkëlqyer ndërkaq e francezëve të Marsejës ndaj kampionëve të Gjermanisë, Dortmund, me rezultatin e pastër 3-0, ndërsa më herët Porto u mund në Rusi nga Zenit.

Hënes tallet me Sitin: I mundëm lehtë
Përveçse në Gjermani, Bajerni është perfekt edhe në Europë. Pas fitores 2-0 ndaj Sitit, forma e 4 herë kampionëve të kontinentit ngjall frikë te çdo kundërshtar. Ndërkohë, numri 1 i klubit, Uli Hënes, nuk harron t’i japë edhe një “shuplakë” tjetër futbollit të sheikëve. Presidenti i Bajernit tha në një intervistë pas ndeshjes, se fatmirësisht milionat nuk kanë arritur ende ta dominojnë lojën më të dashur në planet. “Unë e kisha thënë përpara ndeshjes, se pas sfidës me Sitin ne do të kuptonim forcën e vërtetë të Bajernit. Siti tregoi se është një ekip klasi, por ne treguam se jemi më të mirët. Anglezët kanë një ekip me yje dhe të paktën 15 lojtarë janë të nivelit botëror, por nëse do vazhdonim të sulmonim, do kishim kosto shumë të lartë”, ka pohuar Hënes.

Champions League
Grupi A

Bajern-Mançester            2-0
Shënues: Gomez 38;, 45′
Napoli-Vilareal            2-0
Shënues: Hamshik 14′, Kavani 16′ (p)
Grupi B
CSKA Moskë-Inter            2-3
Shënues: Dzagoev 45′, Love 77’/ Lusio 6′, Pacini 23′, Zarate 79′
Trabzonspor-Lilë            1-1
Shënues: Kolman 75′ (p)/ Sov 31′
Grupi C
Mançester-Bazel            3-3
Shënues: Uellbek 16′, 17′, Jang 90’/ F.Frei 58′, A.Frei 60′, 76′ (p)
Otelul Galati-Benfika            0-1
Shënues: Sezar 41′
Grupi D
Lion-Dinamo Zagreb            2-0
Shënues: Gomis 23′, Kone 42′
Real Madrid-Ajaks            3-0
Shënues: K.Ronaldo 25′, Kaka 41′, Benzema 49′
Grupi E
Leverkusen-Genk            2-0
Shënues: Bender 30′, Balak 90′
Valencia-Çelsi            1-1
Shënues: Soldado 87′ (p)/ Lampard 56′
Grupi F
Arsenal-Olimpiakos            2-1
Shënues: Çamberlen 8′, Santos 20’/ Torrijos 27′
Marsejë-Dortmund            3-0
Shënues: Ajev 20′, 69′ (p), Remi 62′
Grupi G
Zenit Peterburg-Porto        3-1
Shënues: Shirokov 20′, 63′, Dani 72’/ Rodriguez 10′
Shakhtar D.-APOEL            1-1
Shënues: Jadson 64’/ Trickovski 61′
Grupi H
Milan-Viktoria Plzen            2-0
Shënues: Ibrahimoviç 53′ (p), Kasano 66′
BATE Borisov-Barcelona        0-5
Shënues: Volodko 19′ (autg), Pedro 22′, Mesi 38′, 56′, D.Vila 90′

© Panorama.al

Te lidhura