Financial Times: SHBA-të dhe Ukraina kanë rënë dakord për një plan me 19 pika për t’i dhënë fund luftës!

Nov 24, 2025 | 17:22

Zyrtarët amerikanë dhe ukrainas kanë bërë përparime të konsiderueshme, në një plan të përditësuar paqeje për t’i dhënë fund luftës.

financial

Lajmin e ka publikuar prestigjiozja “Financial Times” ditën e sotme, duke njoftuar se palët kanë hartuar një plan të ri, ndryshe nga ai me 28 pika.

Të dyja palët zhvilluan bisedime në Gjenevë që ishin produktive, por mbeten ende fusha mosmarrëveshjesh.

Në raportin e saj, gazeta pohon se “nga 28 pikat e planit origjinal, të cilat shkaktuan shumë reagime në të dyja anët e Atlantikut, por kryesisht në Evropë, forma e re përfshin 19”.

financial times

Nuk është e qartë në këtë kohë se cilat pika nga plani origjinal janë shkurtuar, ose cilat janë ndryshuar.

© Panorama.al

Te lidhura