FIFA zyrtarizon vendimin për Francë-Spanjë, ia beson gjyqtarit që u bë pjesë e historisë në Botëror

Jul 13, 2026 | 8:33

Francë-Spanjë do të jetë gjysmëfinalja e parë e Botërorit. Ky takim do të nisë në orën 21:00, pikërisht më 14 korrik(nesër).

bandicam 2026-07-13 08-26-37-478

FIFA ka zyrtarizuar gjyqtarin për këtë përballje. Bëhet fjalë për Ivan Barton, i cili është nga Salvadori.

Gjyqtari në fjalë është i njohur për kartonat, si edhe faktin që nuk toleron protestat. Barton drejtoi sfidën Turqi-Paraguai, që u fitua nga këto të fundit me rezultatin 0 me 1. Paraguai triumfoi edhe pse me një lojtar më pak në gjithë pjesën e dytë.

Madje u bë gjyqtari i parë në historinë e futbollit, që tregon kartonin e kuq për një lojtar i cili mbulon gojën ndërsa flet. Tashmë është koha për të drejtuar një nga përballjet më të bukura.

HNEc2tLXsAAi00E

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura