ELBASAN- Feste e vertete ne Elbasan, bash ne zemren e festimeve per diten e Veres. Qindra qytetarë, por edhe shume vizitore te tjere nga rrethet kanë populluar sheshin kryesor të Elbasanit, “Gensher”.
Sikunder e do tradita, kjo dite e ka gjetur Elbasanin te zgjuar heret e te gatitur per festime te zgjatura. Muzike, aktivitete, shume njerez dhe padyshim embelsira e festes, qe e gjen gjithandej ne çdo cep te qytetit do te jene shoqerueset e nje dite te vecante, qe perkon me zgjimin e ardhjen e nje tjeter stine.
© Panorama.al











