Trajneri i Mançester Junajtid, Aleks Ferguson, është dënuar me 5 ndeshje, pas kritikave që kishte dhënë ndaj gjyqtarit, pas humbjes së ekipit të tij nga Çelsi. Vendimin e ka marrë gjykata e futbollit anglez ditën e djeshme. Trajneri kishte thënë se gjyqtari Martin Atkinson ishte jokorrekt dhe i paaftë për ta drejtuar atë ndeshje. Po ashtu, 69-vjeçari është gjobitur me 35 mijë euro. Ferguson nuk do jetë në stolin e ekipit të tij ndaj Boltonit, Uest Hamit, Fulhamit, Evertonit dhe Mançester Sitit.











