Partia Demokratike i ka dërguar kërkesë Gjykatës Kushtetuese lidhur me mandatin e deputetit socialist, Vullnet Sinaj.
PD i kërkon Gjykatës Kushtetuese të detyrojë Kuvendin që ta dërgojë mandatin e Sinajt për shqyrtim.
“Në datën 5.03.2025, u depozitua në Gjykatën Kushtetuese dokumentacioni me dërgues 14 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe objekt:/lëndë: Detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë për dërgimin në GJ.K të mocionit të konstatimit të papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Vullnet Sinaj”, thuhet në njoftimin e bërë publik nga Gjykata Kushtetuese ku konfirmohet regjistrimi i çështjes.
Deputetët që kanë firmosur kërkesën janë:
-Gazment Bardhi
-Flamur Noka
-Elda Hoti
-Lefter Gështenja
-Edi Paloka
-Sorina Koti
-Erisa Xhixho
-Qani Xhafa
-Petrit Doda
-Eralda Bano
-Dhurata Çupi
-Kasëm Mahmutaj
-Saimir Koreshi
-Ina Zhupa



Në mbledhjen e 17 Janarit mazhoranca dhe opozita, edhe pse secila me një raport të vetin, dolën me të njëjtin përfundim, që do të jetë seanca plenare që do të vendosë nëse kërkesa e PD-së “për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj” do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.
Vota e demokratëve është publike, të gjithë do të votojnë që çështja të shkojë për vendim në Gjykatën Kushtetutese.
Ndërkohë që mazhoranca socialiste mësohet se do të mbështetet tek opinioni i fundit i datës 10 Dhjetor 2024 të Komisionit të Venecias ku ndër te tjera thuhet se deputetëve nuk mund t’u diktohet mënyra se si duhet të votojnë.
Ky qëndrim i “Venecias” do të shfrytëzohet nga deputetët e mazhorancës socialiste për të qenë të lirë në vendimmarrjen personale, nëse dosja “Sinaj” të shkojë apo jo në Gjykatën Kushtetuese.
Një taktikë kjo që mund të përdoret nga shumica palramentare për të mbrojtur kolegun e tyre. Mbrojtje e cila është vënë re në intepretimet e mbajtura nga përfaqësuesit socialistë në mbledhjet e mëparshme të Këshillit të Mandateve.
© Panorama.al











