Ka pasur jo pak kritika nga ndjekësit më të zjarrtë të këtij formati televiziv, të cilët me sa duket, shfaqjen e vërtetë e presin kur fiken dritat dhe banorët shkojnë të flenë. Ata shprehen të irrituar, duke thënë se gjatë gjithë ditës Neda dhe Ogreni janë të fokusuar non stop nga kamerat, ndërkohë që natën nuk filmohen për asnjë çast. Ja çfarë thotë njëri prej tyre tek faqja zyrtare online e “Big Brother”: “Ore t’ju pyes, Neda dhe Ogreni a flenë natën në shtëpinë e ‘Big Brother’ apo shkojnë në shtëpitë e tyre dhe kthehen në mëngjes? E kam ndjekur gjatë gjithë javës dhe kamera nuk i fokuson për asnjë çast, ndërkohë që njëra regji fikson Marjelin dhe Mirjetën, madje bën zoom, sapo ata bëjnë lëvizjen më të vogël dhe regjia tjetër fiksohet tek Ergysi dhe Ermela, të cilët vetëm flenë gjumë dhe nuk ka asgjë për të parë. Ndërkohë, çifti Ogren-Neda nuk duken gjëkundi”. Fansat shkojnë akoma më tej me arsyetimet e tyre. Ata thonë se pas videos së seksit që qarkulloi në portalet e ndryshme në internet, të cilën të afërmit e Nedës ose Ogrenit u kujdesën që ta zhdukin nga qarkullimi, tani është regjia e “Big Brother”, e cila po kujdeset që të mos dalë asnjë skenë mes tyre gjatë momenteve intime, pasi dihet interesi për të kapur pikërisht këto momente.











