Familjarët e viktimave, tubim homazh në Gërdec

Mar 15, 2011 | 9:31

TIRANE- Familjarët e viktimave të Gërdecit e të tjerë qytetarë i jane bashkuar tubimit homazh per viktimat e tragjedise se Gerdecit.  Si sot, plot 3 vjet me pare, humben jeten nga shperthimi ne Gerdec 26 persona dhe mbeten te plagosur 300 te tjere.

Homazhet nisen paraditen e sotme nga bashkia e Vores, kur punonjes te saj vendosen lule dhe kurora prane vendit ku ndodhi shperthimi.

Punonjës të bashkisë jane kryesuar nga kryetari Fiqiri Ismaili dhe jane ndalaur ne nje ceremoni homazhe në vendin ku 3 vjet me pare, ne 15 mars te vitit 2008, shpertheu fabrika e demontimit.

Nderkohe, pas kesaj ceremonie familjare, te aferm e te tjere qytetare jane bere pjese e tubimit perkujtimor qe nisi sot ne mesdite, ne ora 12.00, ne prani te vendit te shperthimit te njohur ndryshe si shperthimi i Gerdecit.

Ne te marrin pjese familjaret e viktimave, te plagosur, ish punetore te punishtes se demontimit, dhe qytetare te Tiranes. Familjaret kane protestuar vazhdimisht per drejtesi, per gjetjen e fajtoreve dhe venien e tyre para ligjit per humbjen qe iu shkaktua.

Por, ende ata zvarriten dyerve te gjykates, ne nje proces qe nuk eshte mbyllur, e per momentin nuk ka asnje te arrestuar.

se “Familjareve te viktimave te shperthimit, Gerdec”
© Panorama.al

Te lidhura