Familja shqiptare e kthyer gabimisht në Shqiperi, kthehet në Kanada

Sep 22, 2011 | 18:06

Një familje shqiptare do të rikthehet në Kanada, pasi gjykata ka pranuar se ka dhënë një vendim të gabuar, duke e kthyer atë në Shqipëri.

Familja Tabaj do të bashkohet sot pasdite me të gjithë anëtarët e saj pas ndalesave në Greqi dhe në Itali.

Në qershor 2009, Arjan Tabaj, Anilda, gruaja e tij, vajza dhe dy djemtë binjakë u dëbuan nga Toronto, dhe kanë kaluar dy vitet e fundit duke u fshehur nga frika për sigurinë e tyre.

Sipas The Canadian Press Alban Tabaj është një i mbijetuar i paralizuar pjesërisht, në një tentative për vrasje, gjatë një porcesi zgjedhor në Shqipëri.

Vendimi i gjykatës detyron qeverinë e Kanadasë që të pajisë me vizë të përkohshme famijen shqipatre, me qëllim kthimin e menjëhershëm të saj në Kanada, duke qenë se u kërcënohet jeta.

© Panorama.al

Te lidhura